“U TAKUAM, POR NUK…”/ Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga “Big Brother” – AlpeGossip
“U TAKUAM, POR NUK…”/ Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga “Big Brother”

“U TAKUAM, POR NUK…”/ Granit Cana flet për raportet me Fifin pas daljes nga “Big Brother”

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Granit Cana, ka folur pas daljes së Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ata të dy kanë pasur një raport mjaft të afërt brenda shtëpisë, por duket se jashtë kanë ndryshuar gjërat.

Teksa tha se Fifi i ka nxjerrë anën e tij emocionale para publikut, Cana shtoi: “Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha”.

Sipas tij, ai në asnjë moment nuk e ka injoruar shëndetin e Fifit. Graniti shtoi se e ka vlerësuar këngëtaren e njohur dhe siç ka thënë edhe më parë, “gjithmonë do ta ketë mikeshë”.

Graniti është shprehur gjithashtu se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, tha Cana.