GINGO BILOBA/ Bima shekullore që forcon memorien dhe redukton ankthin – AlpeGossip
GINGO BILOBA/ Bima shekullore që forcon memorien dhe redukton ankthin

GINGO BILOBA/ Bima shekullore që forcon memorien dhe redukton ankthin

Ndër bimët më të vjetra që ekzistojnë në planetin tonë është Gingo Biloba. Eshtë një bimë që daton prej 270 milionë vitesh më parë. Ajo ka efekte shumë të forta në organizmin e njëriut. Nuk duhet përdorur fruti i saj pasi është helmues. Kjo bimë ka veti të forta antioksidante. Ndihmon në forcimin e memories dhe sinkronizon dërgimin e sinjaleve midis neuroneve.

 

Kur kalojmë një periudhë të lodhshme apo stresuese, neuronet (qelizat e trurit) fillojnë të mos lëshojnë sinjalet nga njëri tek tjetri në mënyrë të njëpasnjëshme dhe me intensitetin e duhur. Ato i dërgojnë sinjalet e dobësuara, kështu fillon stresi dhe më pas depresioni. Gingo biloba ndihmon në këtë proces në tru, duke larguar toksinat, duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sinkronizuar punën e neuroneve.

Ndihmon individët që vuajnë nga ankthi dhe frika. Gindo biloba ndihmon në uljen e tensionit pasi zgjeron enët e gjakut. Prandaj këshillohet të përdoret nëse keni tension të lartë apo dhimbje nga pjesa e mbrapme e kokës nga tensioni.

Përdorimi:

Në 3 gota ujë zieni 1 lugë gjelle me gjethet e bimës.
Pihen 2 gota në ditë.
Kujdes! Fruti i bimës nuk duhet konsumuar, pasi është helmues.