Oni Hysenbelliu është një personazh mjaft diskret për jetën private.
Sa më shumë pyetet për këtë pjesë në intervista, aq më shumë përgjigjet i jep me diplomaci, i shmang ose nuk kthen përgjigjen e duhur. Edhe pse zë vend mjaftueshëm në portale me fotot që poston, vëmendja që merr nuk e josh, përkundrazi.
Natyrën diskrete e ka treguar edhe në intervistën e sotme në Top Arena.
“Këndi i së vërtetës” për Onin, me gjithë ngacmimet, nuk ia doli të zbulonte shumë. Sepse ai nuk do të rrëfejë.
Kështu, ish-futbollisti nuk e mban mend dhuratën më të majme që i ka bërë vetes:
“Nuk e di, s’e kam menduar ndonjëherë”, – u përgjigj ai. As nuk e di sa para shpenzon në një ditë (nuk e di, varet nga dita), por e di se paraja luan rol në lumturinë e njeriut, edhe pse jo plotësisht.