ME PUSHIME BASHKË/ Këtë vit të ri Getoar Selimi ka vendosur të qeshë dhe kjo falë motrave Vjollca – AlpeGossip
ME PUSHIME BASHKË/ Këtë vit të ri Getoar Selimi ka vendosur të qeshë dhe kjo falë motrave Vjollca

ME PUSHIME BASHKË/ Këtë vit të ri Getoar Selimi ka vendosur të qeshë dhe kjo falë motrave Vjollca

“Pse nuk qesh kurrë?”, është kjo pyetja që nuk pret t’ia drejtosh një personazhi, për aq kohë sa ai nuk është Getoar Selimi (apo Victoria Beckham). Nga llogaria e tij në Instagram, tashmë nuk është më sekret që reperi nuk qesh kurrë nëpër foto.

Por, ja që në boomerang-un e fundit Geti i ka kaluar pritshmëritë e rrjetit, duke pozuar i buzëqeshur. Në fakt, postimin e ka bërë Luana, e cila mesa duket është e vetmja që mund t’i ndryshojë ‘rregullat’. “Qesh robi najher’”, ka shkruar Luana, me Marinën dhe Getoarin në krah, ndërsa të tre sëbashku po e shijojnë nisjen e vitit jashtë vendit.

Jo më kot Geti e pranoi në intervistën e fundit në Klanifornia (kur vetë Marina ia përmendi si fakt), se mustaqet nuk e lënë t’i dalë buzëqeshja në pah. Megjithatë, mes të qeshurës dhe stilit karakteristik të mjekrës së Getoarit, fansat me siguri do zgjidhnin këtë të fundit, apo jo?