PRITEJ NGA TË GJITHË/ Ja shkaku i marrëdhënies ndahu- pajtohu e Irinës dhe Bradley-t nisi pikërisht për arsyen që dyshojnë të gjithë – AlpeGossip
PRITEJ NGA TË GJITHË/ Ja shkaku i marrëdhënies ndahu- pajtohu e Irinës dhe Bradley-t nisi pikërisht për arsyen që dyshojnë të gjithë

PRITEJ NGA TË GJITHË/ Ja shkaku i marrëdhënies ndahu- pajtohu e Irinës dhe Bradley-t nisi pikërisht për arsyen që dyshojnë të gjithë

Çdo marrëdhënie ka një fazë të vështirë të cilën Bradley Cooper dhe Irina Shayk nuk e kapërcyen dot.

Burime për “CNN” bëjnë të ditur se çifti ka një vit që përballet me konflikte, periudhë e cila ka nisur pikërisht gjatë xhirimeve të filmit “A Star is Born”.

 

E ndërsa ndarja ishte shkasi perfekt që njerëzit t’ia vinin fajin bashkëprotagonistes Lady Gaga, duket se ka qenë shkëputja e gjatë e Bradley-t për xhirime ajo që ka sjellë ftohjen e parë pas tre vitesh lidhje.

“Ai kërkon gjithmonë të përmirësohet”, shprehet burimi, “Kur luan një rol, qëndron në rol, të paktën gjatë xhirimeve”.

Burimi duket se ironizon paksa në lidhje me faktin se pjesë e rolit të Bradley-t tek “A star is born”, ishte të puthte Lady Gaga-n.

E ndërsa ajo e mohoi kategorikisht diçka të tillë tek intervista e fundit me Jimmy Kimmel, sidoqoftë u shpreh se është detyrë e tyre si aktorë ta bëjnë rolin të besueshëm dhe ia kanë dalë.

 

Dje, u konfirmua lajmi se Irina Shayk u largua nga shtëpia ku bashkëjetonte me Bradley-n.

Ata kanë edhe një vajzë 2 vjeçe, Lea De Seine.