Deputeti Ervin Bushati: Gruan e falenderoj që m’i plotësoi dëshirën mamasë… – AlpeGossip
Deputeti Ervin Bushati: Gruan e falenderoj që m’i plotësoi dëshirën mamasë…

Deputeti Ervin Bushati: Gruan e falenderoj që m’i plotësoi dëshirën mamasë…

Deputeti Ervin Bushati ishte i ftuar në “Kush vjen për drekë” ku përveçse gatoi, foli edhe për familjen. Foli për tre djemtë e tij: Alfred 6 vjeç, Matias 4 dhe Tom 6 muajsh. Për të madhin tregoi edhe historinë e emrit, të cilën disa edhe e dinë. “Të madhin e quajtëm Alfred dhe ishte dëshira e nënës time që ta quanim si babai im që nuk jeton më. Për këtë unë falenderoj nusen time, të dashurën që e plotësoi dëshirën e mamasë. Kurse të dytit pastaj ia vuri ajo”, tregoi deputeti.

Dicka që të bie menjëherë në sy është verorja në dorën e tij. ” Mamaja ma vuri që ne daten 1 mars. Po kam degjuar qe ka hyre dhe ne UNESCO zakoni i verores. Per ta hequr pastaj e heq kur me thone: Ore akoma me verore ti”, tha Ervini.

Njerëz të një besimi të caktuar e vendosin në 1 mars, kurse të tjerë në 13 mars, për ta hequr dihet se e presim dhe e varim te një pemë, kur përballemi me dallëndyshen e
parë. Ky në fakt është edhe qëllimi i këtij rituali. Të ndihmojmë dallëndyshen që të ndërtojë folenë.
Ata janë një familje e madhe dhe nëna e tij do ketë pasur shumë verore për të bërë