KA VETËM 6 MUAJ QË ËSHTË BËRË NËNË/ Marina gati për fëmijën e dytë: Nuk ndaloj unë tani – AlpeGossip
KA VETËM 6 MUAJ QË ËSHTË BËRË NËNË/ Marina gati për fëmijën e dytë: Nuk ndaloj unë tani

KA VETËM 6 MUAJ QË ËSHTË BËRË NËNË/ Marina gati për fëmijën e dytë: Nuk ndaloj unë tani

Ka vetëm 6 muaj që është bërë nënë për herë të parë, por Marina Vjollca që tani po mendon për fëmijën e dytë. Në një intervistë për T7, moderatorja u shpreh se është gati të bëjë jo vetëm një fëmijë të dytë, por edhe të tretë e të katërt.

“Fëmijë të dytë, të tretë, të katërt, nuk ndaloj unë tani, kuptova që i menaxhoj mirë të gjitha punët”, tha Marina.

Marina gati për fëmijën e dytë: Nuk ndaloj unë tani

Kujtojmë që në një tjetër intervistë, moderatorja tregoi se Margetin e rrit vetë dhe ndryshe nga shumë nëna të reja, ajo nuk e ka pasur të vështirë mëmësinë duke e marrë vogëlushen me vete në prova.

Marina Vjollca: Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ia dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë, është orari për të fjetur dhe nuk di ç’të them. Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur