“Është hall apo qejf të jesh gruaja e Edi Ramës”/ Flet Linda Rama: Një vlerësim i madh… – AlpeGossip
“Është hall apo qejf të jesh gruaja e Edi Ramës”/ Flet Linda Rama: Një vlerësim i madh…

“Është hall apo qejf të jesh gruaja e Edi Ramës”/ Flet Linda Rama: Një vlerësim i madh…

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrallëherë shfaqet në emisione apo jep intervista, por sot Linda Rama pas 4 vitesh ka zgjedhur të shfaqet në finalen e “Piter Pan”.

Ajo është përballur me pyetjet e fëmijëve të cilët kanë pasur shumë kuriozitet dhe pyetje të shumta për të.

Një prej fëmijëve e pyeti Lindën nëse është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit.

Fillimisht ajo komplimentoi vogëlushin duke i thënë se është gazetar shumë i zoti. Por ai iu kthye bashkëshortes së kryeministrit duke i thënë: “Të pyeta është hall apo qejf, për këtë përgjigju” duke e vënë Lindën paksa në siklet.

“Nuk është hall se kryeministër, e zgjedh populli për të drejtuar vendin, është vlerësim i madh të jesh kryeministër, por është edhe peshë e madhe, por kur i shikon gjërat e mira që bëhen ja vlen”, u shpreh Linda Rama.