VIVIENI ME PUSHIME PA GETINJON/ Rperi ia shpreh mungesën partneres në menyrën më qesharake (FOTO) – AlpeGossip
VIVIENI ME PUSHIME PA GETINJON/ Rperi ia shpreh mungesën partneres në menyrën më qesharake (FOTO)

VIVIENI ME PUSHIME PA GETINJON/ Rperi ia shpreh mungesën partneres në menyrën më qesharake (FOTO)

Pavarësisht ‘krizës’ që lidhja e tyre pësoi disa javë më parë dhe lajmeve se dyshja janë ndarë, Vivien Thano dhe Getinjo janë rikthyer me njëri-tjetrin më të lumtur se kurrë.

Modelja prej disa ditësh po shijon pushimet në jug të Shqipërisë së bashku me shoqërinë e saj.

Mirëpo mesa duket Getinjo është mërzitur pasi nuk mund të qëndrojë pa njeriun e zemrës, teksa këtë gjë e treguar vetë ai përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar në InstaStory një video të një kafshe e cila duket sikur thërret emrin e partneres së tij: “Vivien, Vivien”.

Nga ana tjetër këtë video qesharake e ka publikuar në InstaStory edhe Vivien, e cila krahas saj ka shkruar emrin që ajo e thërriste reperin gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVK”: “Tuniii iiimmm”.

Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo u njohën dhe krijuan një lidhje brenda “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa mesa duket pas daljes nga ky reality show dashuria e tyre është bërë më e madhe se asnjëherë.