Pesë veshje dimërore që mund t’i vishni për bukuri në pranverë (FOTO) – AlpeGossip
Pesë veshje dimërore që mund t’i vishni për bukuri në pranverë (FOTO)

Pesë veshje dimërore që mund t’i vishni për bukuri në pranverë (FOTO)

Lajme të mira njerëz: pranvera është dy deri në tre ditë larg dhe më në fund mund të zhveshim 100 pulovrat që na mbajtën ngrohtë muaj me radhë. Por, mos u tregoni të nxituar. Ka plot mënyra për t’i bërë veshjet dimërore, të përshtatshme për pranverë.

Xhaketë lëkure

S’keni pse e vini mënjanë xhaketën tuaj të preferuar të lëkurës thjesht sepse stinët ndryshuan. Mund ta kombinoni me një palë tuta, nga këto që janë trendi tani, bluzë të shkurtër dhe shall mëndafshi. Fiks si një pariziene.

Pulovra e preferuar

Pulovra që veshët pafund gjithë dimrit mund të kthehet pa mund në një look pranveror. Mjaftojnë një palë taka të bardha, një minifund xhinsi dhe një çantë rrethore. Nëse s’keni një çantë të tillë, blijeni. Do t’ju duhet.

Fustan me mëngë të gjata

Mbani fustanin me mëngë të gjata dhe thjesht ndryshoni aksesorët. Shtoni një palë vëthë që bien në sy, një çantë dore të veçantë dhe një palë sandale lozonjare. Kaq ishte. Printet e errëta dimërore bëhen argëtuese.

Pardesy

Një xhaketë ose pardesy në motin e paparashikueshëm pranveror është gjithmonë një ide e mirë. Kombinojeni me blu, me printe, me këmisha të bardha dhe këpucë me ngjyrë. Bota është juaja.

Çizme të shkurtra

Si t’i bësh një palë çizme të zeza të duken interesante? Thjesht fare. Mjafton një bluzë tropkale, kominoshe dhe kapelë kashte.