PRINDËRIT NUK DUAN PARTNERIN TUAJ? Ja si ta zgjidhni këtë problem – AlpeGossip
PRINDËRIT NUK DUAN PARTNERIN TUAJ? Ja si ta zgjidhni këtë problem

PRINDËRIT NUK DUAN PARTNERIN TUAJ? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Për shumë njerëz, është e rëndësishme që prindërit të aprovojnë partnerin e tyre. Nëse lidhja që keni me familjen është e ngushtë dhe gëzoni respekt maksimal për ta, është e domosdoshme që ata ta pëlqejnë njeriun që ju keni zgjedhur.

Gjithsesi, jo pak kemi hasur raste kur prindërit e kanë shprehur hapur antipatinë e tyre për partnerin/en e djalit a vajzës. Kjo situatë bëhet edhe më e sikletshme, në marrëdhënia e çiftit është vërtetë e rëndësishme. Ç’duhet të bëjmë?

1. Tregohuni të ndershëm me veten.

Duhet ta keni të qartë pse prindërit tuaj nuk e duan atë. Nëse nuk të japin argumenta me baza dhe justifikimet e tyre ngjasojnë më shumë me një “kapriço”, atëherë s’është problemi juaj. Përpiquni të jeni objektivë dhe ta shihni cili është partneri në sytë e familjes suaj.

2. Mos i kaloni kufijtë.

Fakti që prindërit dhe partneri juaj nuk shkojnë mirë, është problem afatgjatë. Je ti ajo që duhet të vendosësh kufijtë që të paktën marrëdhënia të jetë e ekuilibruar. Kujdesuni që të mendoni gjithnjë me llogjikë të pastër.

3. Kërkoni ndihmë!

Mos kini frikë t’i  kërkoni ndihmë njerëzve që janë të përfshirë në këtë. Përpiquni të dialogoni gjatë me prindërit, kërkojini atyre të jenë tolerant dhe të respektueshëm  me partnerin tënd.  Në fund të të gjithave, kujtoni që është jeta juaj dhe zgjidhjet për të i bëni ju!