“DUAM QË TRADITA TË VAZHDOJË”/ Nëna e Ledri Vulës zbulon se cili artist do këndojë në dasmën e reperit dhe Sarës – AlpeGossip
“DUAM QË TRADITA TË VAZHDOJË”/ Nëna e Ledri Vulës zbulon se cili artist do këndojë në dasmën e reperit dhe Sarës

“DUAM QË TRADITA TË VAZHDOJË”/ Nëna e Ledri Vulës zbulon se cili artist do këndojë në dasmën e reperit dhe Sarës

Nuk dihet ende nëse do ketë dasmë së shpejti mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës por nëna e reperit Xheraldina e di me siguri se cilin këngëtar do ftojë.

Ditën e sotme në programin “N’majë të gjuhës” që moderohet nga Xheraldina ishte i ftuar artisti i mirënjohur Sabri Fejzullahu. Prej vitesh, ai dhe familja Vula janë miq e këtë traditë e kanë trashëguar edhe fëmijët e tyre, Ledri dhe Ermali.

Gjatë bisedës në studio ata zbuluan se Sabriu dhe Sinan Vllasaliu kanë kënduar në dasmën e Xherit dhe Agron Vulës teksa Xheraldina tha: “Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë” .
Sigurisht që kjo ftesë ishte e mirëpritur nga Sabri Fejzullahu i cili u shpreh i lumtur që miqësinë e tyre e kanë trashëguar tek fëmijët.

Por çfarë tha vetë Sara para disa javësh kur u pyet për dasmën?

Çifti kanë shumë vite që janë në një lidhje më njëri tjetri, bashkëjetojnë gjithashtu, por nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të gjithë janë shumë kurioz nëse do të kemi një dasëm madhështore së shpejti. “Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhë, por nëse po pse jo,”– deklaroi Sara me diplomaci duke mos zbuluar asgjë.

E pyetur nëse në planet e afërta të saj ishte një fëmijë i dytë ajo e përjashtoi diçka të tillë. “Jo pra, nuk ka plane. Nuk ka plane të afërta,”- është shprehur partnerja e Ledrit.

Lidhja e Sarës dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.