Çifti i famshëm i showbiz-it Xhensila Myrtezaj-Besart Kallaku këtë fundjavë, në kuadër të nismës “Fundjavë Ndryshe”, kanë vizituar një familje në nevojë në zonën e Kasharit.
Dyshja u ka sjellë ndihma e dhurata anëtarëve të familjes me 3 fëmijë të vegjël, ku kryefamiljari ishte diagnostikuar me kancer.
Fotot e vizitës së tyre, ku Xhensila shihet e përlotur nga historia e trishtë, janë publikuar në rrjetet sociale nga faqja “Fundjavë Ndryshe”, por duket se jo të gjithë e kanë vlerësuar gjestin e çiftit të famshëm.
Disa komentues janë shprehur se Xhensila dhe Besi e bëjnë një gjë të tillë vetëm për t’u dukur dhe kjo gjë duket se e ka irrituar së tepërmi këngëtaren.
Si kurrë më parë, ajo ka bërë një reagim në Instagram ku u ka kthyer përgjigje atyre që e quajtën të shtirur.
“Një falenderim doja për të gjithë grupin e @fundjavendryshe, të përkushtuar në misionin e tyre. Për të gjithë moralistet që rrinë pas cel apo pc që edhe te lulja nuk shohin bukurinë por gjembat, prej tyre ne si çift nuk kemi publikur rastet tona pasi vërtet bamirësia është për sytë e Zotit, por nëse nuk solidarizohesh edhe ti, nëse zemra jote nuk sheh pikëllim në sytë e familjeve të tilla, të paktën mos shkruani që e bëjnë për t’u dukur këta. Do doja shumë që edhe ju të bënit diçka. Sado e vogel të jetë.”-ka shkruar Xhensila, e cila së bashku me Besin, njihen si një prej çifteve që bëjnë më shumë bamirësi.