Një person është bërë subjekt i videos më bizarre dhe të pazakontë që është postuar ndonjëhere në internet.
Ai u kap mat nga gruaja e tij teksa ishin duke u bërë gati për të filluar “aksionin” në shtrat me dashnoren e tij.
Në momentin që gruaja hyn brenda, dashnorja shtiret sikur ishte manekin seksi, nga ato që janë prodhuar së fundmi për të kënaqur nevojat seksuale kur nuk ke një partner.
Dashnorja e kapur në panik, në tentativë për tu arratisur duke ngjitur shkallët, ngrin në moment dhe shtiret sikur eshte manekin, duke menduar se ndoshta gruaja do e “hante”.
Mund të duket e pabesueshme që të jetë e vërtetë por ja që është.
Duke u munduar të luajë rolin gjatë si manekin, dashnorja më në fund dorëzohet dhe fillon dhe t’ia kthejë gruas të revoltuar.
E bukura qëndron se deri në atë moment, edhe burri po luante rolin, madje duke nxjerrë edhe një faturë dhe thoshte se ishte fatura e blerjes së manekinit por që manekini është difektoz dhe lëviz vetë.
Dashnorja gjysëm e zhveshur, duke parë që gruaja nuk po e “hante” mashtrimin, vendosi të merte rrobat e saj dhe të largohej nga shtëpia e tyre duke e lënë çiftin të vazhdojë sherrin.
Një ngjarje sa qesharake aq edhe dramatike që vështirë të përsëritet dy herë në histori apo të filmohet sërish.