”KISHA FRIKË SE MOS KEQKUPTOHEJ BASHKËPUNIMI”/ Alban Kondi flet për këngën me West Side Family – AlpeGossip
”KISHA FRIKË SE MOS KEQKUPTOHEJ BASHKËPUNIMI”/ Alban Kondi flet për këngën me West Side Family

”KISHA FRIKË SE MOS KEQKUPTOHEJ BASHKËPUNIMI”/ Alban Kondi flet për këngën me West Side Family

West Side Family u ngjit në skenën e ‘Kënga Magjike’ këtë vit së bashku me Alban Kondin, vëllain e anëtarit të ndjerë të grupit, Dr.Florin. Ata konkuruan me këngën “7 ditë”, e cila u pëlqye shumë nga fansat e West Side Family. Ky rikthim ishte i bujshëm edhe për Albanin, pasi ai këndoi sërish në ‘Kënga Magjike’ pas 11 vitesh mungesë. Siç duket për të nuk ka qenë aspak i lehtë ky rikthim, sidomos në bashkëpunim me West Side Family. Së fundmi i ftuar në emisionin radiofonik “Sara Radio Show” në “MCN Radio”, Albani ka treguar se e ka pasur të vështirë të merrte një vendim për këngën me West Side Family.

“Të them të drejtën e kisha me frikë në fillim se mos keqkuptohej ky bashkim, mos dukej si bashkim i përhershëm me grupin se do isha aty për të zëvendësuar Florin. Ky projekt ka dy vite që na kërkohet nga fansat, gazetarët, producentët. Por unë e kisha të vështirë ta merrja si vendim”, është shprehur Albani.

Ndër të tjera ai ka treguar se nuk e ka në plan të rikthehet në skenë, pasi gjithmonë i ka pëlqyer puna në studio dhe në prapaskenë. Megjithatë ai ka shtuar se të ardhmes nuk i dihet, sepse mundet që të vijë sërish një projekt shumë natyrshëm.