NATË E MBUSHUR ME SURPRIZA/ Zbulohen detajet e para të performancës së Mahmood në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” – AlpeGossip
NATË E MBUSHUR ME SURPRIZA/ Zbulohen detajet e para të performancës së Mahmood në “Festivalin e 58-të të RTSH-së”

NATË E MBUSHUR ME SURPRIZA/ Zbulohen detajet e para të performancës së Mahmood në “Festivalin e 58-të të RTSH-së”

Alketa Vejsiu ka zbuluar se në skenën e festivalit të RTSH-së këtë vit do të ngjiten tre të ftuar specialë me famë botërore: Giusy Ferreri, Eleni Foureira dhe Mahmood.

Ndërkohë “Rtsh.al” ka zbuluar se Mahmood do të performojë natën e parë të festivalit, pra me 19 dhjetor dhe do të vijë me surpriza.

Ai do të performojë për publikun një kolazh me hitet e tij të fundit “Soldi” dhe “Barrio”.

Këngët e tij të famshme do të performohen për herë të parë në një skenë shqiptare, ku do të shoqërohen nga efektet special të skenës së Festivalit të Këngës.

Akoma nuk janë bërë të ditura netët që do performojnë në festival Foureira dhe Ferreri. Jemi në pritje të detajeve të tjera.