DO PËRJETOJNË EROTIZËM NË MAKSIMUM/ Cilat janë shenjat që do kalojnë netë të nxehta? - AlpeGossip
DO PËRJETOJNË EROTIZËM NË MAKSIMUM/ Cilat janë shenjat që do kalojnë netë të nxehta?

DO PËRJETOJNË EROTIZËM NË MAKSIMUM/ Cilat janë shenjat që do kalojnë netë të nxehta?

Këtë periudhë do sillemi me takt, me fisnikëri, me cilësi dhe do interesohemi për paraqitjen tonë të jashtme. Me sjellje diplomatike do mënjanojmë kundërveprimet e ashpra. Bukuria do të na joshë dhe kjo do varet nga vlerat tona të brendshme pavarësisht problemeve të jetës së përditshme.

Në aspektet profesionale do hapet një periudhë bashkëpunimesh. Do përjetojmë ndjenja të forta, pasione, frikë dhe xhelozi. Mund të na rrëmbejë era e pasionit. Do dashurohemi fuqishëm dhe do të bëhemi shumë posesiv ose do ta përmbysim jetën sentimentale nga një moment në tjetrin, njofton Meri.

Astrologia paralajmëron shenjën e Binjakëve dhe Akrepin për një periudhë të nxehtë erotike.

Parashikimi më poshtë për çdo shenjë:

Dashi do ketë shanse bashkëpunimesh të rëndësishme ku në momente kritike, njerëz të pushtetit apo pozicioni i tyre mund t’i prishë për efekt emri.

Demi do përparojë shume në jetën e përditshme. Do bëjë ndryshime në luk dhe do zbukurojë çdo gjë përreth. Punët me artin do shkojnë mirë.

Binjaket do kenë një periudhë të nxehtë erotike me shanse dhe njohje shumë të mira ku tashmë do gjejnë veten dhe do ekuilibrohen.

Gaforrja do kërkojë ekuilibër në marrëdhëniet familjare duke bashkuar rreth vetes njerëzit e afërt e të dashur dhe duke bërë festa e arredime.

Luani më në fund do qetësohet dhe do kërkojë komunikim të këndshëm duke pasur interes për të dhënë dhe marrë mesazhe diplomatike dhe me dashuri.

Virgjëresha më në fund mund të marrë një konfirmim erotik apo ekonomik për të cilin ka luftuar dhe ka dhënë shumë nga vetja.

Peshorja do jetë e mirëpritur në bashkëpunime dhe në jetën personale ku tashmë do gjejë mënyrën e duhur për t’i bërë të tjerët për vete me diplomaci.

Akrepi mund të zhytet bukur në pasion shpirtëror erotik ku do shijojë në fshehtësi një lidhje që e do shumë dhe do ta mbajë vetëm për vete.

Shigjetari do ketë një jetë sociale të vrullshme shumë të zhvilluar me njohje të reja, dalje, argëtime dhe fillim flirtesh në ambient shoqëror.

Bricjapi do ngrihet me lehtësi në sytë e të tjerëve, do reklamohet dhe do bëhet i modës apo idhull për të tjerët në disa raste.

Ujori do ketë kontakte të mira me jashtë dhe shume njohje të cilat do t’i lehtësojnë qëllimet, udhëtimet si edhe do saktësojnë ndjenjat e tyre.

Peshqit do shijojnë pasionin apo do mbushen shpirtërisht pasi e kanë të nevojshme duke parë që rezervat e tyre shpirtërore dhe erotike janë zbrazur disi.