MANJOLA NALLBANI NJË NËNË KRENARE/ Vajza e saj 14-vjeçare boton librin e dytë (FOTO) – AlpeGossip
MANJOLA NALLBANI NJË NËNË KRENARE/ Vajza e saj 14-vjeçare boton librin e dytë (FOTO)

MANJOLA NALLBANI NJË NËNË KRENARE/ Vajza e saj 14-vjeçare boton librin e dytë (FOTO)

Manjola Nallbani ka treguar shpesh në intervista se ka një lidhje shumë të ngushtë me dy vajzat e saj. Janë të rralla rastet kur Manjola shfaqet publikisht me to, megjithatë nuk ka se si të mos flasë për dy nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj. Në një postim të bërë së fundmi në ‘Instagram’, këngëtarja është shprehur më krenare se kurrë për vajzën e saj 14-vjeçare, Sindi, e cila sapo ka nxjerrë në treg librin e saj të dytë.

Siç duket talenti dhe pasioni për artin është trashëguar edhe tek vajza dhe prandaj këngëtarja ka një arsye më shumë për t’u ndjerë e lumtur për këtë gjë. Manjola ka treguar se “Njësoj të ndryshëm” është libri më i çmuar për të dhe me urimet e sinqerta të një nëne shpreson që një ditë vajza e saj të bëhet shkrimtare e madhe.

Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë! Ndihem shumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin , që sot të jep ty vlera mendore dhe njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj suksese shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe”, – ka shkruar Manjola. Libri i vajzës së këngëtares mund të gjendet nga dita e nesërme dhe deri në 18 nëntor në panairin e librit në stendën e botimeve “Dudaj’.