DO BËHET NËNË E NJË FËMIJË TË PESTË? Ja si qëndron e vërteta e FOTOS së Arjana Fejzullahut me “barkun e rrumbullakosur” – AlpeGossip
DO BËHET NËNË E NJË FËMIJË TË PESTË? Ja si qëndron e vërteta e FOTOS së Arjana Fejzullahut me “barkun e rrumbullakosur”

DO BËHET NËNË E NJË FËMIJË TË PESTË? Ja si qëndron e vërteta e FOTOS së Arjana Fejzullahut me “barkun e rrumbullakosur”

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, janë prindër të katër fëmijëve të bukur të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale. Artisti është shprehur shpeshherë që dëshira e tij është që të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë.

Këto deklarata të Ermalit dhe një foto e publikuar para disa ditësh nga Ariana, u bënë shkak që në rrjet të qarkullonte lajmi se dyshja do të bëheshin prindër për herë të pestë. Ariana postoi një foto të sajën në InstaStory ku vihej re barku i fryrë dhe menjëherë ndjekësit ngritën dyshimet se bashkëshortja e Ermalit është sërish shtatzënë.

Mirëpo duket se dyshimet dhe lajmet që kanë qarkulluar për një shtatzëni të mundshme nuk janë të vërteta. “Prive” ka mësuar se Ariana nuk është në pritje të ëmbël, por ishte këndi i fotografisë që krijoi një iluzion optik për ndjekësit e saj. Madje Ermali dhe Ariana nuk kanë plane për një fëmijë të pestë, sepse janë mjaftueshëm të lumtur me 3 vajzat dhe djalin, vetëm nëse e ardhmja rezervon ndonjë surpirzë të papritur për ta.

Kujtojmë se vetëm 2 vite më parë, Ariana solli në jetë fëmijën e katërt të familjes Fejzullahu. Ata u bekuan sërish me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.