Fansat i luten këngëtares shqiptare të lidhet me Chris Brown (FOTO) – AlpeGossip
Fansat i luten këngëtares shqiptare të lidhet me Chris Brown (FOTO)

Fansat i luten këngëtares shqiptare të lidhet me Chris Brown (FOTO)

Chris Brown ka treguar se ka njohje me vajzat shqiptare. Disa prej tyre reperi amerikan edhe i ndjek në Instagram, apo i komenton. Por fansat kanë nisur ta hamendësojnë se mes tij dhe Rita Orën ka diçka më shumë se njohje. Ose më saktë, dëshirojnë që mes tyre të ketë një lidhje. Chris jo pak herë e komplimenton këngëtaren shqiptare në foto, por nuk mungojnë as komentet e kësaj të fundit.

Pas këtyre komenteve, fansat e tyre menjëherë filluan të shkruanin në rrjete sociale: “Do të donim t’u shihnim të lidhur bashkë”, “A mund të filloni të dilni së bashku?” e shumë të tjera si këto. Pas gjithë këtyre ne nuk e dimë se si mund ta ketë pritur këtë gjë i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt. Megjithatë aludimet për flirt mund të jenë thjesht iluzione të fansave të dy këngëtarëve, sepse nuk ka asnjë lajm për ndarje të Ritës nga i dashuri i saj.