22 VITE PA TË/ Leonora Jakupi kujton të atin me fjalët më të ndjera nga zemra (FOTO) – AlpeGossip
22 VITE PA TË/ Leonora Jakupi kujton të atin me fjalët më të ndjera nga zemra (FOTO)

22 VITE PA TË/ Leonora Jakupi kujton të atin me fjalët më të ndjera nga zemra (FOTO)

Babai i këngëtares Leonora Jakupi, një prej heronjve të vendit tonë, humbi jetën 22 vite më parë duke luftuar për Pavarësinë e Kosovës.

Njësoj si 22 vite më herët, Leonora vazhdon ta ndjejë po aq therëse dhimbjen e humbjes së ti atit, të cilin e ka kujtuar sot në InstaStory.

Ajo ka shkuar të vizitojë varrin e tij, ndërsa ka mundur të çmallet vetëm me foton e të atit.

“22 vite pa ty babi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”- shkruan këngëtarja krahas postimit.

Shpesh gjatë intervistave të saj, Leonora ka rrëfyer për kohën e vështirë gjatë luftës në Kosovë dhe tronditjen e madhe që kjo ngjarje ka lënë tek këngëtarja dhe familja e saj. Sidomos pas humbjes së të atit.