“AQ FAMË SA KE PATUR TI NË GJITHË KËTO VITE”/ Meridiani nuk ia përton Einxhelit: Çfarë pune bën ti? – AlpeGossip
“AQ FAMË SA KE PATUR TI NË GJITHË KËTO VITE”/ Meridiani nuk ia përton Einxhelit: Çfarë pune bën ti?

“AQ FAMË SA KE PATUR TI NË GJITHË KËTO VITE”/ Meridiani nuk ia përton Einxhelit: Çfarë pune bën ti?

Hyrja e dy banorëve të rinj në shtëpinë e “Big Brother” duket se ka sjellë tensione mes banorëve. Mbrëmja e djeshme është shoqëruar me disa debate të ndryshme, ku një ndër to është ajo mes Einxhel dhe Meridianit.

Ky i fundit iu kthye moderatores se nuk e ka parë asnjëherë si prezantuese. Sipas tij, kjo do të thotë që publiku nuk e pëlqen si njeri.

Madje Meridiani shkoi edhe më tej, pasi e krahasoi atë me Antonelën. Ai i tha se ish-konkurrentes së “Për’puthen” iu deshën vetëm tetë-nëntë muaj për të fituar famën, që Einxhel është munduar ta marrë për vite me radhë.

Edhe pse nuk u ndje mirë nga këto fjalë, Einxhel u mundua të mos e jepte veten dhe i tha Meridianit se as ai nuk njihet si opinionist, përveç dy-tre rasteve që ka dalë në “Për’puthen”.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Unë po them është e paaftë? (flet për Antonelën)

Meridian: Është ndër njerëzit më të komentuar që kur ka filluar ‘Për’puthen’.

Einxhel: Kush?

Meridian: Antonela.

Einxhel: Edhe?

Meridian: Ça pune ke bërë ti Einxhel, se unë s’të kam parë asnjëherë në prezantim.

Einxhel: S’më ke parë ti?! Problemi yt nëse s’më ke parë.

Meridian: Edhe ai është problemi yt që ti nuk e di se çfarë ka bërë ajo.

Einxhel: Vetëm në ‘Për’puthen’ të kam parë ty duke dhënë opinion.

Meridian: Aq vëmendje sa ke fituar ti në gjithë këto vite dhe ndjekës, ajo e ka fituar për nëntë, tetë muaj. Kjo do të thotë që është person që e do publiku. Se një njeri që nuk e do publiku nuk shkon 300 mijë ndjekës për tetë muaj.

Einxhel: Meridian, nuk më hyn në punë fare.

Meridian: Është njeriu që krijon gjithë kohës konflikt.