TAKIMI ME ARDITIN/ Fifi kërkon që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP – AlpeGossip
TAKIMI ME ARDITIN/ Fifi kërkon që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

TAKIMI ME ARDITIN/ Fifi kërkon që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Një përballje mes Fifit dhe Arditit u zhvillua mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Si shenjë pendese, këngëtarja Fifi ka kërkuar nga Arbana Osmani që të largohet nga Big Brother, duke e zëvendësuar veten me Arditin.

“Arbana kam një pyetje për Big Brother, a mund të ndërrohem unë me Arditin”, ka qenë pyetja e Fifit për produksionin, por që Arbana ka thënë se është e pamundur.

Arditi në emisionet televizive e quajti Fifin ‘e pafytyrë’ .

Fifi tregoi se i ka bërë Arditit dy këngë, për njërën thotë se nuk i mori paratë, ndërsa për të dytën thotë se ia mori vetëm gjysmën.

“Po Ardit, e kom dasht Granitin ma shumë se ty këtu brenda’.

Madje ajo i tha se kur e nominoi Donaldin, e ka ditur se Arditi do të linte shtëpinë.

E gjithë kjo përfundoi duke u sqaruar , ndërsa Fifi i kërkoi falje Arditit.