I DEDIKON DISA FJALË DUKESHËS/ Ish-bashkëshorti i Meghan Markle drejt martesës – AlpeGossip
I DEDIKON DISA FJALË DUKESHËS/ Ish-bashkëshorti i Meghan Markle drejt martesës

I DEDIKON DISA FJALË DUKESHËS/ Ish-bashkëshorti i Meghan Markle drejt martesës

Teksa Meghan Markle pret të behet mama për herë të parë, ish-bashkëshorti i saj Trevor Engelson, do të nisë një kapitull të ri në jetën e tij. Ai dhe e fejuara e tij, Tracey Kurland, do martohen gjatë muajit maj, pothuajse një vit pas martesës së Meghan. Trevor ka vendosur që fillimisht të festojë me miqtë e tij dhe gjatë momentit të dollisë, e cila është kapur nga ‘Daily Mail’, të ftuarit i kanë ‘dedikuar’ disa fjalë Meghan-it dhe dasmës së saj mbretërore.

“Kjo këtu, kjo është mbretërore. Më kupton çfarë dua të them? Kemi humbur një pjesëtar të familjes mbretërore, kemi fituar një tjetër. Por gjithsesi, ne do vazhdojmë jetën”, është shprehur një mik i Trevor, ndërsa një tjetër ka shtuar:

“Je një djalë i mrekullueshëm. E meriton”. Të gjithë dukeshin emocional, megjithatë dedikimet ndaj Meghan nuk kanë ndaluar. “Nëse nuk do të ishte për Trevor, nuk do ta besoja kurrë se do të mund të martohesha me një princeshë të ardhshme. A ka ndonjë princeshë të lirë?”, kanë vazhduar miqtë e tij. Kujtojmë se Meghan dhe Travor u martuan në vitin 2011, por u divorcuan në 2013-n.