Në promon e emisionit ku Zaimina është e ftuar për intervistë, të publikuar nga gazetari Kelvi Kadilli, bukuroshja shqiptare nuk i shpëton dot një pyetje provokuese, tani që është nënë me fëmijë dhe lumturisht e martuar.
“Kush është mashkulli më seksi shqiptar?”, ishte pyetja që iu bë në studio dhe që e vuri në siklet Zaiminën.
Si përfundim ajo kishte vetëm një përgjigje dhe na bindi të mos e ngacmojmë më tej: “Po tani unë me burrë në shtëpi…”.
E kuptojmë që kur është fjala për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është e sikletshme kur e di që po të ndjek partneri nga ekrani.
Megjithatë, Zaimina edhe mund ta ketë thënë një emër, na mbetet vetëm të presim.