FESTON PËRVJETORIN E TAKIMIT TË PARË/ Afërdita Dreshaj merr surprizën super romantike nga partneri çek (FOTO) – AlpeGossip
FESTON PËRVJETORIN E TAKIMIT TË PARË/ Afërdita Dreshaj merr surprizën super romantike nga partneri çek (FOTO)

FESTON PËRVJETORIN E TAKIMIT TË PARË/ Afërdita Dreshaj merr surprizën super romantike nga partneri çek (FOTO)

Afërdita Dreshaj ka treguar se sot bën plot 5 vite që ka takuar bashkëshortin e saj.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram, me një surprizë që ka marrë me rastin e përvjetorit të takimit të parë.

“U zgjova me këto. 5 vite më parë takova bashkëshortin”, shkruan Afërdita teksa publikon një foto me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq në krevat.

Bukuroshja bjonde ka publikuar edhe foton e parë të bërë së bashku:

“5 vite më parë takova dashurinë e jetës sime, dhe kjo fotoja është e parë së bashku. Sot e thërras bashkëshort”!


Në qershor, këngëtarja Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë, pasi u martua me sportistin çek, Jakub Kindl.

Çifti zgjodhi të organizonte një dasmë luksoze të përbashkët me 160 të ftuar në Miami.