Tayna është kthyer në një ndër reperet më të njohura e të komentuara të momentit, këngët e së cilës janë kthyer në hite, dëgjohen ngado dhe kanë thyer rekorde klikimesh në Youtube.
Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ajo ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, siç ka bërë edhe së fundmi. Në profilin e saj, Tayna ka publikuar foto nga pushimet në Tajlandë, ku shkoi e shoqëruar së bashku me prindërit.
Mirëpo, teksa i përgjigjej pyetjeve në Instastory, njëri prej ndjekësve e pyet reperen nëse është penduar që ka marrë prindërit me vete dhe jo shoqërinë apo ndonjë shok.
“Nuk ka më ‘shok’ se babi dhe më ‘shoqe’ se mami në jetë.”- ia kthen Tayna ndjekësit, përgjigje që me siguri ka prekur zemrat e të gjithëve.