DONI TË SHKËLQENI ÇDO MOMENT? Këto highlighter-a kushtojnë pak por do të bëjnë një punë fantastike – AlpeGossip
DONI TË SHKËLQENI ÇDO MOMENT? Këto highlighter-a kushtojnë pak por do të bëjnë një punë fantastike

DONI TË SHKËLQENI ÇDO MOMENT? Këto highlighter-a kushtojnë pak por do të bëjnë një punë fantastike

Se vera mori fund, s’do të thotë se duhet të ndaloni së shkëlqyeri. Pse të ndaloni kur highlighter-at e mëposhtëm janë kaq lirë dhe kaq rrëzëllitës. Janë të pigmentuar, hidratues, zgjasin shumë dhe nuk ju zbrazin kuletën.

1. Physicians Formula Butter Highlighter – $11.49

Falë tre gjalpeve  – Murumuru, Cupuacu dhe Tucuma – vitaminave dhe acideve yndyrore në këtë formulë, ky highlighter qëndron në lëkurë porsi homologët e tij të shtrenjtë. Zhytet në lëkurë dhe e bën të shkëlqejë nga brenda.

2. E.l.f. Cosmetics Baked Highlighter – $4

I pasur me vitaminë E, vaj jojoba dhe vaj luledielli, ky highlighter hidraton lëkurën dhe nuk lë vija në lëkurë gjatë aplikimit. Nëse keni nevojë për më shumë shkëlqim, mund të shtoni shtresë pas shtrese pa problem.

3. Nyx Professional Makeup Born to Glow Liquid Illuminator – $7.50

Nëse doni një highlighter që s’duket si highlighter, zgjidhni këtë. Formula është e lehtë dhe shpërhapet menjëherë në lëkurë. Për shkëlqim në gjithë fytyrën, miksojeni me fondatinë.

4. Milani Strobelight Instant Glow Powder – $9.99

Aplikohet lehtësisht, nuk lë vija dhe qëndron shumë mirë në lëkurë. Aplikojeni me një furçë të njomë për shkëlqim më të pigmentuar.

5. Catrice 3D Glow Highlighter – $6.99

Për lëkurat e errëta, ky highlighter është perfekt pasi s’ka pigmente të bardha. Si dhe, mund ta përdorni për të krijuar grimin ikonik të Dafinës në “Bye Bye.