Njihuni me nënën beqare që fitoi 13 mijë dollarë me meshkujt e internetit (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me nënën beqare që fitoi 13 mijë dollarë me meshkujt e internetit (FOTO)

Njihuni me nënën beqare që fitoi 13 mijë dollarë me meshkujt e internetit (FOTO)

Një nënë beqare nga Kalifornia ka menduar një mënyrë tjetër për të siguruar të ardhura për fëmijën e saj.

Kelly Popilek është 37 vjeç, ndërsa vajza e saj Ariana është 10 vjeçe. Kelly ka pranuar se ka fituar 13 mijë dollarë duke takuar meshkuj të ndryshëm.

Ajo drejton edhe një biznes, por paratë që merr nga takimet i përdor për objektet e shkollës së vajzës dhe faturat e shtëpisë. Kelly tregon se nuk është materialiste, por ka përdorur faqen e internetit “WhatsYourPrice”, që i ofron njerëzve të vendosin një çmim që të tjerët do i japin vetëm për të ngrënë një darkë me ta.

Ajo e bën këtë veprim që prej vitit 2016 dhe nuk ka ndërmend të ndalet.

“Unë i përdor paratë për të paguar faturat, veshjet, ushqimet, objektet shkollore dhe gjërat e përditshme për vajzën time. Kam fituar rreth 13 mijë dollarë nga takimet me burrat që kam takuar në internet dhe kam arritur të fitoj edhe partnerë në biznes. Kjo gjë ka bërë që unë dhe Ariana të kemi një jetesë të mirë, prandaj do ia rekomandoja çdo njeriu. Unë nuk jam materialiste, takoj meshkuj që të kem një jetë të mirë, por nuk jam në kërkim të një lidhje dashurie”, tha ajo për Dailymail.

Kelly ka shkuar në çdo lloj takimi duke filluar nga darkat format deri tek netët në karaoke, për të cilat fiton minumimi 150 dollarë.