PAS SHERRIT MES TYRE/ Fifi bën gjestin që nuk pritej për Florin (FOTO) – AlpeGossip
PAS SHERRIT MES TYRE/ Fifi bën gjestin që nuk pritej për Florin (FOTO)

PAS SHERRIT MES TYRE/ Fifi bën gjestin që nuk pritej për Florin (FOTO)

Prej disa javësh në media është përfolur se mes këngëtarit Flori dhe Fifit ka një lidhje dashurie. Dyshja i ka mohuar këto thashetheme duke treguar se janë thjesht miq.
Mirëpo, të gjithë janë çuditur teksa Flori dhe Fifi filluan mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe menjëherë nisën aludimet se mes tyre ka pasur një sherr. Por në disa mesazhe të publikuara pak ditë më parë, ku një person shfaqej duke sharë Fifin tek Flori, kantautori e ka mbrojtur atë duke i thënë se Fifi është dashuri.

‘Ja si del djalli brenda teje. Një cop mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri, mishin dhe sytë i kanë plot por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq’, shkrunte Flori në mesazhe.

Siç duket marrëdhënia e tyre nuk është aspak e prishur dhe këtë gjë e tregon edhe gjesti i fundit i Fifit e cila ka shpërndarë këngën më të re të Brunos dhe ka thënë fjalë të mëdha për Florin.

“No comment, thjeshtë faleminderit për shpirtin që servoni”, ka shkruar Fifi pranë videos duke etiketuar edhe Florin që nuk e ndjekë.