Çanta nuk është vetëm një aksesor por është një mike ne te cilën mund te mbani te gjithë boten tuaj brenda saj. Por gjithashtu ajo është edhe kompletuese e veshjeve tuaja me stile te ndryshme nga te cilat mund te zgjidhni dhe te bëni kombinime midis çantës dhe look-ut. Kështu je disa rregulla stili te cilat ju ndihmojnë për te kuptuar se si te kombinoni çantat me çdo veshje dhe te keni një pamje te bukur dhe sigurisht ne trend.
1. Kur duhet te mbani një çante Për te bere shopping, për te shkuar ne pune, për te dal ne mbrëmje, për një event te rëndësishëm me pak fjale çdo çante është e përshtatshme për çdo rast. Si rregull i përgjithshëm, çantat e mëdha janë me casual ne krahasim me ato te voglat te cilat kane një pamje me te sofistikuar.
2. Veshje për ditën dhe për ne mbrëmje Çanta qe varet ne qafe apo qe mbahet ne dore preferoni çanta te mëdha për ti mbajtur gjate ditës. Ndërsa për ne mbrëmje preferoni te mbani një çante te vogël dhe elegante duke evituar modelet e mëdha te çantave sepse kështu do te rendoni edhe me shume pamjen tuaj.
3. Look për ne pune Nëse bluja dhe grija janë ngjyra qe preferoni me se shumti te mbani për ne pune atëherë edhe çanta qe duhet te mbani me vete duhet te ketë një stil klasik por duke preferuar një ngjyre me disa tone me te çelur ne krahasim me look-un tuaj për ne pune. Nëse keni një veshje atëherë preferoni te mbani një çante ne ngjyre boje qielli apo bezhe. Ndërsa nëse preferoni një veshje ne ngjyre gri ngjyrën e çantës preferojeni ne ngjyre roze apo te kuqe.
4. Veshja me jeans dhe çanta e përshtatshme Është pikërisht çanta ajo qe i jep me shume karakter look-ut tuaj duke qene se jeans mund ti vishni ne çdo rast. Kështu me një veshje me jeans këshilla është te preferoni një çante te madhe e cila te mbaje çdo gjë qe ju nevojitet por nëse dëshironi një veshje me elegante atëherë preferoni një çante te vogël si për shembull një clutch.
5. Një look total black Look-u total black është një zgjedhje shume elegante por ajo nuk duhet te jete e mërzitshme. Për ditën mund te mbani një çante ne ngjyra te çelura si për shembull një çante te kuqe, te verdhe apo boje qielli. Ne mbrëmje shkëlqeni pamjen tuaj me një çante ne ngjyre te arte apo te argjend. Luani me fantazitë duke pasur parasysh se me një look total black nuk mund te mbani një çante boje kafe.