“KOHA E PENELIT JO PERFEKT’”/ Eksperimentoni dhe guxoni sa më shumë (FOTO) – AlpeGossip
“KOHA E PENELIT JO PERFEKT'”/ Eksperimentoni dhe guxoni sa më shumë (FOTO)

“KOHA E PENELIT JO PERFEKT'”/ Eksperimentoni dhe guxoni sa më shumë (FOTO)

Peneli është ndër ato produkte kozmetike që duket se i jep pamjes tonë më shumë jetë. Edhe pse ka pasur periudha që përdorimi i tij nuk ka qenë në masë, në përgjithësi ai preferohet shumë dhe moda e tij rikthehet herë pas here. Tendencat e penelit ndryshojnë vazhdimisht, por ato të këtij viti janë të pabesueshme!

Gjithçka që keni dashur të eksperimentoni me penelin, mund ta bëni tani! Këtë vit duhet të guxoni sa më shumë me penelin dhe të mos i përmbaheni aspak vizës së mprehtë, preçize dhe perfekte. Është koha e penelit ‘joperfekt’, të cilin mund ta realizoni fare thjesht duke i besuar kreativitetit tuaj, që nga format zig zag e deri te format më të paimagjinueshme. Me pak fjalë, shfrenoni fantazinë!