PASI U TALL ME FËMIJËT JETIMË, DEKLARATA E DEAS NË “BB-VIP” IRRITON RRJETIN/ Si po SULMOHET blogerja – AlpeGossip
PASI U TALL ME FËMIJËT JETIMË, DEKLARATA E DEAS NË “BB-VIP” IRRITON RRJETIN/ Si po SULMOHET blogerja

PASI U TALL ME FËMIJËT JETIMË, DEKLARATA E DEAS NË “BB-VIP” IRRITON RRJETIN/ Si po SULMOHET blogerja

Rrëfimi i Luizit shkaktoi shumë reagime në rrjet por gjithashtu përkrahja e publikut ndaj tij është e madhe.

Por deklarata që acaroi publikun ishte ajo e Dea Michel Hoxha, e cila u shpreh jomirë dhe pa e menduar se çfarë reagimi do shkaktone në rrjet kundër vetes së saj për sëmundjen e një personi, shkruan alpegossip.al.

Në fakt deklarata të tilla tepër të rënda jemi mësuar të dëgjojmë nga blogerja, ku para rastit të Luizit është tallur dhe me fëmijët jetimë.

“Nëse fëmijëve jetimë u kërkohet të vizatojnë një shtëpi, si e vizatojnë ata? Drejtëkëndëshin me një trekëndësh sipër, apo vizatojnë një drejtkëndësh të madh sa fleta me shumë dritare në formë institucioni”, ka thënë ajo në një video të postuar në rrjetet sociale.

Dhe mesa duket kjo i është kthyer në ” boomerang”. Ndërsa në “Big Brother VIP” u shpreh se nuk do mund të qëndronte në shtëpi me një person të sëmurë që është dita ditës duke vdekur, dhe në të vërtetë kjo është një deklaratë shokuese dhe mënyra se si e shprehu ajo preku dhe mërziti shumë njerëz,

“”Nëse është vërtetë sëmurë duhet ta dimë sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita ditës” u shpreh ajo.

Por a e rrezikon daljen nga “BB VIP” Dea?

Komentet e shumta në rrjet janë kundër saj dhe një pjesë e madhe e publikut dëshiron që ajo të dalë nga shtëpia pas asaj deklarate të rëndë që bëri.

Në komentet e tyre në faqen zyrtare të “BBVIP” ndjekësit shprehen se “tallësja e fëmijëve jetimë duhet të dalë jashtë”.

Por ja çfarë mendojnë ndjekësit tjetër për blogeren

Alpegossip.al