“EMRI IM DO TË JETË KUDO”/ Reperi shqiptar paralajmëron sukseset e radhës – AlpeGossip
“EMRI IM DO TË JETË KUDO”/ Reperi shqiptar paralajmëron sukseset e radhës

“EMRI IM DO TË JETË KUDO”/ Reperi shqiptar paralajmëron sukseset e radhës

Gashi është një nga reperët shqiptarë i cili gëzon tashmë një famë ndërkombëtare. Ai ka sjellë deri më tani në tregun muzikor disa bashkëpunime të suksesshme, siç ka qenë ajo me Dj Snake, French Montana apo Yung Pinch.

Por në një postim të fundit në ‘Instagram’, reperi ka treguar se ka realizuar dhe 28 këngë të tjera me artistë të njohur, por që nuk mund t’i tregojë ende emrat e tyre. Ai ka paralajmëruar se këtë verë emri i tij do të dëgjohet kudo.

Nuk dihet akoma se çfarë projektesh ka rezervuar këngëtari, por kjo mbetet për t’u parë në muajt e verës që po afrojnë.