“U HABITËM”/ Dojna Mema tregon për periudhën e universitetit: I dukesha e çuditshme dhe… (FOTO) – AlpeGossip
“U HABITËM”/ Dojna Mema tregon për periudhën e universitetit: I dukesha e çuditshme dhe… (FOTO)

“U HABITËM”/ Dojna Mema tregon për periudhën e universitetit: I dukesha e çuditshme dhe… (FOTO)

Moderatorja e njohur, Dojna Mema shpesh ndodhet afër me ndjekësit e saj duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre në Instagram. Dhe ditën e djeshme, atë e kanë pyetur për eksperiencën në universitet.

Ajo tregoi se vishte bluza me grupe që s’i dëgjonte njeri dhe e kishin shumë qejf pedagogët.

Kur e pyetën nëse e kanë tallur ndonjëherë të tjerët, ajo u shpreh:

“Me thënë të drejtën jo, ose mua s’më ka bërë përshtypje. Në universitet i dukesha “e çuditshme” si vishesha, apo për faktin që e kisha me qejf të flisja nëpër leksione. Në gjimnaz pastaj, më thonin që isha e imët (sikur të ishte difekt). Por kujt i intereson, s’di me siguri çfarë bëjnë në jetë këta njerëz, por jo ndonjë gjë të madhe besoj”

Ajo i ka shoqëruar dhe me foto ku shfaqet ndryshe nga tani, me flokë të zinj dhe me baluke.