“JAM SHQIPTARE, NGA KORÇA”/ Këngëtarja në Greqi bën deklaratën e “bujshme”: Kam ardhur këtu… – AlpeGossip
“JAM SHQIPTARE, NGA KORÇA”/ Këngëtarja në Greqi bën deklaratën e “bujshme”: Kam ardhur këtu…

“JAM SHQIPTARE, NGA KORÇA”/ Këngëtarja në Greqi bën deklaratën e “bujshme”: Kam ardhur këtu…

Një tjetër këngëtare në Greqi ka deklaruar se është me origjinë shqiptare. 23-vjeçarja Bela Meri, e cila kishte marrë pjesë në X Factor në shtetin grek, tregoi publikisht se është nga Shqipëria, konkretisht nga Korça.

Ajo e ka zbuluar të vërtetën në një studio televizive ku ka folur për karrierën e saj dhe për origjinën.

Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, u shpreh ajo.

Bela Meri është në fillimet e karrierës së saj në Greqi, megjithatë ka kënduar cover disa këngë mjaft të njohura greke. Disa muaj më parë, Eleni Foureira deklaroi publikisht se është shqiptare. Ajo është këngëtare mjaft e suksesshme në Greqi dhe së fundmi përfaqësoi Qipron në Eurovizion ku zuri vendin e dytë.