Moderatorja bukuroshe, Elita Rudi feston sot ditëlindjen e në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta nga familjarët, miqtë e kolegët. Pas këtyre urimeve, ka ardhur rradha e Gjikos, bashkëshortit reper të Elitës.
Ky i fundit e thërret Elitën Shote Galica dhe me dy fjalë e ka përmbledhur shumë bukur dhe qartë urimin e tij.
“Urime ditlindja gruja jem, Shote galica jem. Ty tkom sa njeushtri, s’ka lufteqe se fitojme, TE DU”, shkruan Gjiko teksa ka publikuar disa foto të tyre bashkë.
Para Gjikos, Elitën e uroi edhe vjehrra e cila shkruante: “Qofsh e lumtur përjetë nuse”.
Në shkurt, Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Zërit i cili e forcoi edhe më shumë marrëdhënien e tyre.