“Nuk e lejoj të më ndikojë” /Kejsi flet për vajzën që shoqëronte Stresin në hotel (FOTO) – AlpeGossip
“Nuk e lejoj të më ndikojë” /Kejsi flet për vajzën që shoqëronte Stresin në hotel (FOTO)

“Nuk e lejoj të më ndikojë” /Kejsi flet për vajzën që shoqëronte Stresin në hotel (FOTO)

Bashkëshortja e Stresit, Kejsi ka theksuar edhe njëherë se mbështet plotësisht të shoqin dhe ka besim se ai do të dalë shumë shpejt nga burgu. Në një intervistë për revistën “Who”, Keisi tregon se ndodhet në Kanada dhe është Arkimedi ai që nuk ka dëshirë që ajo të kthehet në Shqipëri, pasi nuk do ta shohë pas hekurave.

Ndërsa për atë “tjetrën” që u gjet në dhomën e hotelit me Stresin në momentin që u arrestua, Kejsi nuk e mendon aspak.

“Të them të drejtën as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë derisa të perballem vetë me Arkimedin, dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim, nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik. Më vjen keq që njerëzve ju intereson kaq shumë kjo pjesë që i përket jetës sime private. Mendoj që tregon nivel të ulët nga ana e tyrë, sepse ata që e kanë jetën e mbushur, nuk rrinë nëpër internet të komentojnë jetën e të tjerëve. Prandaj mund të them nuk më vrasin komentet dhe opinionet, sepse për jetën time përgjigjem vetëm unë. Lidhjet në largësi nuk janë asnjëherë të lehta, por ne ia kemi dalë me të gjitha vështirësitë, pa ndërhyrjen e askujt dhe ja ku jemi bashkë prej 4 vitesh.” – tha Kejsi.

Kejsi thekson se ata nuk janë ndarë dhe se beson që i shoqi do të dalë i pafajshëm!

“Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë.” – përfundoi Kejsi.

Me 17 tetor, Stresi u arrestua në dhomën e hotelit në Linzë, gjysmë i zhveshur teksa ishte i shoqëruar me një vajzë. Ai akuzohet se është pjesë e një bande kriminale që vepron në Tiranë.