“TË DUA CHARLOTTE”/ Kledi Kadiu dedikim për bashkëshorten! (FOTO) – AlpeGossip
“TË DUA CHARLOTTE”/  Kledi Kadiu dedikim për bashkëshorten! (FOTO)

“TË DUA CHARLOTTE”/ Kledi Kadiu dedikim për bashkëshorten! (FOTO)

Ata kanë një histori të gjatë dashurie, por vetëm para një viti vendosën të quhen burrë e grua para Zotit, vajzës Lea si dhe dhjetra dëshmitarëve të ftuar në dasmën e organizuar buzë Liqenit të Braçianos në Itali.

Sot një vit nga dita e tyre e madhe balerini Kledi Kadiu dhe bashkëshortja Charlotte Lazari festojnë përvjetorin e tyre të parë si burrë e grua, dhe balerini shqiptar nuk e ka mbajtur privat përjetimin e kësaj dite, por nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram i ka dedikuar disa fjale zemre bashkëshortes së tij.

“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”, shkrun Kledi krah fotove të dasmës.

Kledi dhe Charlote u martuan më 28 qershor 2018dhe preferuan një ceremoni aspak private, pasi në ceremony morën pjesë të ftuar nga  bota e artit, televizionit, medias e politikës, ndaj jo më kot edhe ‘zhurma’ që u krijua atë ditë ishte e madhe.

Balerini i njohur dhe partnerja e tij janë prindër të një vajzë 3-vjeçare, e cila quhet Lea.