“TI JE KLOUN”/ Gerta Shino ia mbyll gojën ndjekësit: Bukuria është… (FOTO) – AlpeGossip
“TI JE KLOUN”/ Gerta Shino ia mbyll gojën ndjekësit: Bukuria është… (FOTO)

“TI JE KLOUN”/ Gerta Shino ia mbyll gojën ndjekësit: Bukuria është… (FOTO)

Që pas daljes nga reality show “Big Brother”, Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media e në rrjete sociale.

Ajo publikon vazhdimisht foto të ndryshme, të cilat marrin të gjithë vëmendjen e ndjekësve. Përpos komplimenteve, në llogarinë e Gertës ka dhe komente negative por që ajo nuk ua përton një përgjigje.

“Ti je si kloun”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Ish-banorja e Big Brother-it, nuk ka vonuar t’i “shpjegojë” se bukuria është relative dhe jo të gjithë do kenë të njëjtat mendime.

“Bukuria është relative, ty të dukem si klloun, vetes i dukem normale, Florentit i dukem perëndeshë! Asnjë s’ka të njëjtin mendim! Kështu që mos u shqetëso se nuk prekem kur dikush përpiqet të më ofendojë, sepse nuk më intereson mendimi askujt, sidomos i atyre që nuk i njoh”, është përgjigjur ajo.