Rowan Atkinson heq dorë nga roli ikonë i “Mr Bean”/ Aktori tregon arsyen – AlpeGossip
Rowan Atkinson heq dorë nga roli ikonë i “Mr Bean”/ Aktori tregon arsyen

Rowan Atkinson heq dorë nga roli ikonë i “Mr Bean”/ Aktori tregon arsyen

Është një nga personazhet më të dashura dhe më të famshme të tij.

Mister Bean u përhapi si stuhi në gjithë botën në vitet ’90 duke i dhënë Rowan Atkinson famë botërore.

Por 63-vjeçari thotë se ndoshta nuk do të kthehet më në rolin e “Mr Bean” pasi ndjehet se ka bërë gjithçka që ka mundur për karakterin.

Gjatë një interviste për emisionin Graham Norton, aktori u shpreh: “Unë dyshoj se do të rishfaqet ndonjëherë. Ka një pikë kur ju keni bërë gjithçka që mundeni. Por, kurrë mos thuaj kurrë.

Aktori për herë të parë mori rolin në vitin 1990 dhe luajti 15 seri të krijuara nga komediani Richard Curtis.

Pas këtyre erdhën shumë seri të tjera dhe dy filma, i fundit prej të cilëve, Mr Beans Holiday, doli në vitin 2007