“GËZUAR TIRANA IME”/ Primabalerina përcjell atmosferën e festave në kryeqytet (FOTO) – AlpeGossip
“GËZUAR TIRANA IME”/ Primabalerina përcjell atmosferën e festave në kryeqytet (FOTO)

“GËZUAR TIRANA IME”/ Primabalerina përcjell atmosferën e festave në kryeqytet (FOTO)

Adela Muçollari, balerina e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka postuar disa foto në Facebook-un e saj në prag të festave të 28-29 nëntorit dhe festave të fundvitit.

“Gëzuar Tirana ime,”-shkruan ajo në fotosesionin e saj, ku është veshur me të kuqe dhe kërcen para zbukurimeve të vendosura në qendër të kryeqytetit.

Me poza tejet të hijshme, që mund t’i arrijë vetëm një primabalerinë si ajo, Adela ka përçuar edhe për ndjekësit e saj atmosferën e festave.