ZBULON NJË DETAJ INTERESANT NË KLIPIN E RI/ Besa Kokëdhima: Këto vajza nuk janë modele, ato janë… (FOTO) – AlpeGossip
ZBULON NJË DETAJ INTERESANT NË KLIPIN E RI/ Besa Kokëdhima: Këto vajza nuk janë modele, ato janë… (FOTO)

ZBULON NJË DETAJ INTERESANT NË KLIPIN E RI/ Besa Kokëdhima: Këto vajza nuk janë modele, ato janë… (FOTO)

Kënga me e re e Besa Kokëdhimës i është shtuar listës së hiteve verore për 2020-n.

“Don” titullohet projekti i ri i këngëtares shqiptare që vjen në një bashkëpunim me reperin grek Illeoo dhe është tejet ritmik.

Ndërkohë, dy ditë pas lancimit që është pritur me padurim nga fansat, këngëtarja ka treguar një detaj mjaft interesant për vajzat që ishin pjesë e klipit të saj.

Vajzat që shfaqen në klip nuk janë modele të ndonjë agjensie siç funksionon zakonisht me figurantet e klipeve shqiptare, por vajza të cilat i kanë shkruar Besës në rrjetet sociale.

Besa ka treguar përmes një postimi në Instagram se ato iu përgjigjën thirrjes së saj për të qenë në video dhe se është e gëzuar që i ka takuar.

“Këto vajza nuk janë modele. Ato janë zemra të ëmbla aplikuan për të qenë pjesë e videos sime. Ishin të bukura, inteligjente, argëtuese dhe shumë punëtore. Jam shumë e lumtur që i njoha”, shkruan Besa.

Bashkë me vajzat, në sy ra dhe look-u i këngëtares Besa Kokëdhima, e cila ishte kuruar deri në detaj me bizhuteritë Swarovski, për të shkëlqyer në klipin e saj të ri.