E SUKSESSHME SI GJITHMONË/ Bleona Qerreti bëhet gati për projektin që do të bëjë namin – AlpeGossip
E SUKSESSHME SI GJITHMONË/ Bleona Qerreti bëhet gati për projektin që do të bëjë namin

E SUKSESSHME SI GJITHMONË/ Bleona Qerreti bëhet gati për projektin që do të bëjë namin

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është shumë aktive në rrjete sociale ku shpesh vihet dhe përballë e komenteve negative nga persona të ndryshëm. Bleona në të shumtën e rasteve iu është përgjigjur komenteve të tilla duke ua mbyllur mirë gojën.

Së fundmi këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ka lajmëruar se momentalisht po punon për një këngë të re, që iu dedikohet të gjithë personave që shprehin urrejtje në rrjete sociale. Kënga titullohet “Haters” (Urryesit) dhe pritet të dalë më 27 Shtator.

“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë. Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa.”-ka shkruar Bleona.

Më pas ajo  e ka mbyllur duke thënë: “Duhet të gjithë të ndalojmë këtë fenomen kaq të shëmtuar që vjen vetëm nga xhelozia dhe urrejtja e njerëzve të vegjël, që flasin pa fakte e nuk kanë kurajon të kërkojnë arsyen e dështimit tek vetja por fajësojnë gjithmonë dikë tjetër për pozitën në të cilën ndodhen momentalisht.”