Afërdita Dreshaj e fton në dasmë: Përgjigjia epike e Ermal Mamaqit na shkriu së qeshuri (FOTO) – AlpeGossip
Afërdita Dreshaj e fton në dasmë: Përgjigjia epike e Ermal Mamaqit na shkriu së qeshuri (FOTO)

Afërdita Dreshaj e fton në dasmë: Përgjigjia epike e Ermal Mamaqit na shkriu së qeshuri (FOTO)

Lajmi që Afërdita Dreshaj po përgatitet për dasmën e saj dhe po shijon festën “e çmendur” të beqarisë ka disa ditë që qarkullon. Fotot nga festa e gjatë me mikeshat e saj janë bërë publike nga vetë ajo dhe shoqërueset e saj.

Njërën nga fotot që vetë Afërdita ka postuar duket se komediani Ermal Mamaqi e ka pëlqyer shumë dhe ka gjetur mënyrën ta ripostojë me sensin e tij të humorit që e karakterizon.“E lamë me gocat për një kalçeto… Bëheni ju mbas dreke?” – ka shkruar Ermali me humor krahas fotos së ripostuar nga Aferdita.

Por modelja nuk la pa i’a kthyer komentin e saj në foto, duke u përgjigjur: “O Ermalo të presim në Miami për dasmën”.

Por përgjigjia e moderatorit pas ftesës së dasmës na shkriu së qeshuri : “Ja sa të laj enët dhe erdha”.