“JE GJYSMA E GJYSMËS SIME”/ Bora Zemani futet në ‘BBVIP’! Romeo shpërthen në lot! Moderatorja e përqafon – AlpeGossip
“JE GJYSMA E GJYSMËS SIME”/ Bora Zemani futet në ‘BBVIP’! Romeo shpërthen në lot! Moderatorja e përqafon

“JE GJYSMA E GJYSMËS SIME”/ Bora Zemani futet në ‘BBVIP’! Romeo shpërthen në lot! Moderatorja e përqafon

Kjo e sotmja, ishte një ditë e pazakontë në Big Brother VIP 3, pasi banorëve u është bërë një sfidë ku nuk duhet të reagojnë ndaj asgjëje të pazakontë në shtëpi. Teksa e bënin diçka të tillë, banorët duhet edhe të këndonin njëherazi.

Por duket se aktori i humorit, Romeo Veshaj nuk e ka pasur aq të lehtë një gjë të tillë pasi brenda shtëpisë, u fut moderatorja Bora Zemani e cila është e dashura e vëllait të tij, Donaldit.

Duke qenë e ndaluar që t’i fliste apo ta përqafonte, Romeo shpërtheu në lot ndërsa banorët e tjerë bënë përpjekje që ta shpërqendronin nga situata.

Ndërsa Bora iu drejtua me fjalët “Je gjysma e gjysmës time”.

VIDEO