DIKUR JA REFUZUAN VIZËN/ Nik Xhelilaj zbulon si u bë pjesë e serialeve turke (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
DIKUR JA REFUZUAN VIZËN/ Nik Xhelilaj zbulon si u bë pjesë e serialeve turke (FOTO+VIDEO)

DIKUR JA REFUZUAN VIZËN/ Nik Xhelilaj zbulon si u bë pjesë e serialeve turke (FOTO+VIDEO)

Aktori shumë i dashur për publikun të cilin tashmë prej kohësh e shohim si pjesë të kinematografisë, Nik Xhelilaj do të jetë i ftuar këtë të shtunë në “Jo vetëm modë”, ku do të rrëfejë si u bë pjesë e serialeve turke.

Në videon promo të publikuar nga Orinda Huta, Nik tregon se asokohe ja refuzuan vizën, por regjisori turk e kishte ndarë mendjen dhe i kishte zhvilluar audicionet në Tiranë.

“Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e kinematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize. Por shansi prapë, regjisori e kishte ndarë mendjen dhe bëri audicionet në Tiranë”, tregon Nik.