DËSHIRA PËR FËMIJË/ Çfare thonë VIP-at shqiptarë. Nga “Është vullnet i Zotit” tek “Do të hiqja dorë nga…” (FOTO) – AlpeGossip
DËSHIRA PËR FËMIJË/ Çfare thonë VIP-at shqiptarë. Nga “Është vullnet i Zotit” tek “Do të hiqja dorë nga…” (FOTO)

DËSHIRA PËR FËMIJË/ Çfare thonë VIP-at shqiptarë. Nga “Është vullnet i Zotit” tek “Do të hiqja dorë nga…” (FOTO)

Të jesh prind është një nga detyrat më të vështira, është një përgjegjësi e pafund, pasi prindërim do të thotë të ndërtosh me kujdes karakterin e një fëmije dhe t’i japësh baza të forta mbi të cilat ai do të orientohet gjatë gjithë jetës.

Disa nga figurat më të njohura të Showbizit kanë folur në lidhje me këtë temë. Ja si shprehen ata:

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Çifti u martua më 10 shtator dhe që atëherë të gjithë prisnim një ndryshim në jetën e tyre. Por jo, përveç asaj profesionale nuk akoma asgjë të re në sfond. Moderatorja tha në një intervistë se ajo dhe Geti ende nuk e kanë menduar, teksa shtoi se është vullnet i Zotit.

“Nuk e kemi menduar është vullnet i Zotit”.

Turjan Hyska dhe Orinda Huta

Ashtu si çdo çift pas martese, edhe Turjan Hyska dhe Orinda Huta u përfolën, nëse këngëtarja ishte shtatzënë. Në një intervistë në 20-vjetorin e emisionit “Opinion”, i pyetur nëse po presin një fëmijë, Turjan Hyska u përgjigj:

“Duke punuar jemi. Punët po shkojnë mirë. Me tre turne po punojmë, mëngjes, drekë, darkë dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë”. Madje në një dalje të tij tjetër Turi ka shprehur se do 9 fëmijë. Kjo mbetet për tu parë

Genta Gjalpi

Një personazh mjaft i komentuar në rrjetet sociale është edhe Ish-banorja e Big Brother.

Shpeshherë fansat e kanë ngacmuar me pyetje anonime në Instagram, duke e pyetur për të dashurin, planet për fejesë e martesë etj. Së fundmi, Genta ka habitur fansat kur pyetjes së një ndjekësi se çfarë projektesh ka për të ardhmen, i është përgjigjur me dy emoji.

Njëri prej tyre ishte një femër shtatzënë, ndërsa tjetri një femër me fëmijën në krahë. Kështu, Genta ka lënë të kuptohet se po mendon që në një të ardhme mbase të afërt, ajo do të bëhet nënë.

Juliana Pasha 

Juliana Pasha është konsideruar si një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Ajo ka folur për jetën e saj private, ku u shpreh kështu lidhur me një fëmijë:

“Nëse Zoti do të kishte në plan të na bekonte me një fëmijë mua dhe Altinin, patjetër që do të hiqja dorë përkohësisht nga muzika. Familja për mua është primare”, tha këngëtarja në shkurt të 2016-s.

Ronela Hajati

E ftuar tek “Rudina”, Ronela foli lidhur me klipin “Maje men” dhe realizimin e skenave teksa moderatorja u ndal tek pjesa e fundit ku këngëtarja shfaqet me një bebe në dorë.

“Do ta bëj dhe unë një bebe”, tha Ronela dhe shtoi se do të jetë një mami e rreptë.

Megjithatë këngëtarja u shpreh se kjo nuk do ndodhë tani sepse është ende e re dhe ka akoma kohë.

“Do i përkushtohem shumë fëmijës, do jem prind i egër, e di. Më pëlqen disiplina. Por jam akoma e re, kam kohë”, tha Ronela. 

/AlpeNews.al/