“NUK KENI TË DREJTË TË FLISNI PËR TË TJERËT”/ Konkurentja e eleminuar nga Saimiri në “Love Story” reagon keq ndaj vajzave: Torollake… – AlpeGossip
“NUK KENI TË DREJTË TË FLISNI PËR TË TJERËT”/ Konkurentja e eleminuar nga Saimiri në “Love Story” reagon keq ndaj vajzave: Torollake…

“NUK KENI TË DREJTË TË FLISNI PËR TË TJERËT”/ Konkurentja e eleminuar nga Saimiri në “Love Story” reagon keq ndaj vajzave: Torollake…

Dy vajzat konkurrente që u eleminuan në javën e tretë të emisionit “Love Story” ishin Jonida dhe Stelina.

“Princi modern” Saimi zgjodhi të dërgojë këto dy vajza në shtëpi, duke ngushtuar sërish rrethin e tij.

Gjatë programit “Daily Love Story”, Suela ka deklaruar se e priste që Stelina të largohej, pasi sipas saj ajo nuk bën për këtë format.

Pas saj ka reaguar edhe Ariana, e cila mbështeti mendimin e Suelës.

Mirëpo, komentet e vajzave duket se nuk i kanë pëlqyer aspak konkurrentes së eleminuar, Jonidës.

Ajo ka shpërthyer në rrjete sociale duke i quajtur vajzat ‘torollake’. Madje, ajo ka treguar se Saimiri s’vlen më fare për të si mashkull.

“E para punës nuk keni të drejtë të flisni për të tjerët bën apo jo, shikoni veten si jeni dhe sa tru keni. T’ju vijë zor nga vetja se jeni dy torollake që talleni me vajzat e tjera. Zoti është i madh, shikon dhe dëgjon por nuk harron kurrë për të ta treguar vendin dhe atë që meritoni. Ndjej keqardhje për ju të dyja, zoti pastë mëshirë për ju të dyja.

Dhe ti Saimir Kasemi hapi sytë se më duket je qërruar, kisha përshtypjen që ti ishe djalë i zgjuar dhe i kuptoje kush ishin femrat ideale për ty, por nqs ti pëlqen këto lloj femrash, për mua nuk vlen fare si mashkull.”- ka përfunduar ajo.

Ndërkohë s’kemi ende asnjë reagim nga palët e tjera.