Është bërë NAMI në festën e “Oscars”! Gara e fustanit më të bukur u fitua nga… (FOTO) – AlpeGossip
Është bërë NAMI në festën e “Oscars”! Gara e fustanit më të bukur u fitua nga… (FOTO)

Është bërë NAMI në festën e “Oscars”! Gara e fustanit më të bukur u fitua nga… (FOTO)

Pas tapetit të kuq të “Oscar”, gara për veshjen më të bukur u zhvendos në Qendrën Annenberg ku të famshmit morën pjesë në festën e Vanity Fair, në Los Anxhelos, mbrëmjen e së dielës.

Kendall Jenner, 22 vjeç, kishte guxuar me një fustan të zi të shkurtër me mëngë të gufuara, të cilin e kishte kombinuar me një palë këpucë Louboutin dhe një palë vathë të gjelbër.

Modelja Alessandra Ambrosio, 36 vjeç, dukej e pabesueshme në një fustan të tejdukshëm, ndërsa modelja britanike Rosie Huntington-Whiteley, 30 vjeç, zgjodhi një fustan ngjyrë mente mjaft elegant.

 

Të sapomartuarit Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClardu, ushfaqën për herë të parë bashkë në një event të të tilla përmasave, dhe dukeshin shumë të dashuruar.

Një tjetër çift që tërhoqi vëmendjen ishte Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth që ishin kombinuar kaq mirë.

Një paraqitje të veçantë bëri vajza e Michael Jackson, Paris e cila u shfaq tepër seksi me fustanin e saj në ngjyrë të gjelbër dhe tepër ekstravagant.

Rita Ora me fustanin me pupla nga Zuhair Murad, ishte gjithashtu një konkurrente e fortë.